FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet paga që do të përfitojë Bakaj në Bjellorusi te Shahtari

Kukësi ende nuk është paguar për Elis Bakajn, por nuk bëhet fjalë për ndonjë problem mes dy klubeve dhe as probleme bankash. E vërteta është se te Shahtari presin që Bakaj të pajiset me lejen e punës, një procedurë paksa e ndërlikuar, në një vend shumë ndryshe nga Shqipëria, pasi Bjellorusia është sistem thuajse komunist, duke ruajtur shumë tipare të regjimit të shkuar.

Ish-ylli i Superiores do të marrë një pagë stratosferike në Soligorsk: 65 mijë dollarë është paguar në momentin e firmës, 10 mijë dollarë do t’i marrë në formë page mujore deri në fund të vitit. Nuk mbaron me kaq, sepse për fitore e barazime premio është 1000 dhe 750 dollarë.

Me llogari të thjeshtë, Bakaj do të fitojë thuajse 200 mijë dollarë në vitin 2018 në Bjellorusi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?