Zbulohet plani i merkatos së Juves, largohet Higuain dhe jo Dibala
Juventusi po përgatitet të bëjë ndryshime të rëndësishme këtë verë, për të synuar fitimin e Champions League. Një mini-revolucion do të jetë ai që mund të përfshijë anësorët e mbrojtjes, mesfushën, e ndoshta edhe sulmin apo pankinën.
Në pritje të hapjes zyrtare të merkatos ka vetëm ide dhe projekte, por ajo që po merr jetë në ditët e fundit është dilema për një sakrificë të madhe, shitja e njërit mes Dibala apo Higuain. I pari ka një moshë të re dhe konsiderohet numri 10 i së ardhmes, pavarësisht oshilacioneve, por për të nuk mungojnë ofertat deri në 140 milionë euro.
Por, nëse për Dibalën duken më të pakta mundësitë për ta larguar këtë verë, argjentinasi tjetër Gonzalo Higuain duket më i sakrifikueshëm. Në vitin 2016, sulmuesi u ble për 90 milionë euro nga Napoli, e tani vlera e tij ka rënë në 50 milionë. Argjentinasi ndien peshën e moshës, por në zonë është fatal dhe mund të largohet nga Italia pas 5 sezonesh.
KOHA JONË SONDAZH

