Zbulohet sekreti i pritjeve të penalltive nga Krul, gjithçka falë … bidonit
Tim Krul është një portier, të cilin askush nuk do të donte që ta kishte përballë në goditjet e 11-metërshave. “Gardiani” holandez, i famshëm edhe për faktin se u hodh në fushë nga Van Gaal para goditjeve të penalltive të Holandës kundër Costa Rica në Botërorin 2014, duke rezultuar vendimtar, është një pritës penalltish i specializuar.
Konfirmimin e mori edhe nga Mourinho në FA Cup, i eliminuar me Tottenham e tij nga Norwich, i fundit i klasifikuar në Premier League për shkak të dy penalltive të pritura nga Krul. Sekreti është në bidonin e ujit, teksa Krul ka shënuar se si do t’i godisnin penalltitë lojtarët e ndryshëm të Spurs sipas numrave në fanellë.
Në fund gjithçka doli sipas llogarive të ti, teksa portieri priti dy nga tre penalltitë, duke i dhënë mundësinë Norwich që të kalojë në raundin tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

