Zbulohet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit, Reali sfidon Barcelonën
Janë përcaktuar gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, duke rezervuar një super duel. Osasuna do të përballet me Athletic Bilbaon, ndërsa Real Madrid dhe Barcelona formojnë duelin tjetër bombastik, me dy “El Clasico” në lojë, me një të tretë në La Liga që do të luhet në më pak se një muaj.
Ndeshjet e para do të luhen në “El Sadar” dhe “Santiago Bernabeu”. Kujtojmë se po në gjysmëfinale, Real Madrid dhe Barcelona ishin rivalë në vitin 2019, kur fituan katalanasit.
Titulli i fundit i Kupës që Real Madrid e fitoi ishte në vitin 2014, me Ancelottin në stol, në një ndeshje të luajtur në “Mestalla”.
KOHA JONË SONDAZH

