Zbuloni si e ka rikthyer Zidane madhështinë e Real Madridi në vetëm 100 ndeshje (VIDEO)

Zinedine Zidane ka përmbushur me sukses 100 ndeshjet e para si trajner i Real Madridit.

Zidane u zyrtarizua si trajner i Real Madridit më 4 janar 2016 ndërsa debutimin e tij në stolin Madrilen e bëri 5 ditë më vonë apo saktësisht më 9 janar në fitoren 5-0 ndaj Deportivo La Corunas.

Që nga koha kur Francezi mori drejtimin e skuadrës, lojtarët Madrilen kanë pasur një motivim të madh për fitore dhe nuk kanë munguar as sukseset e mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Real Madridi i Zidane ka fituar plot 7 trofe në vetëm 20 muaj nën drejtimin e tij, që është një rekord historik në futbollin Europian. Gjithashtu loja e kampionit aktual të Spanjës dhe Europës ka ndryshuar dukshëm dhe është bërë një nga më të bukurat për tifozët e futbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vazhdim ju kemi sjellur një video se si ka ndryshuar loja e Real Madridit dhe si ka arritur Zidane ta rikthejë klubin Madrilen në majat e futbollit botëror.

Ju ftojmë ta ndiqni videon për më tepër.

How did Zidane guide Real Madrid to glory - Zidane tactics with Real Madrid

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?