FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zëvendëson Dani Alvesh në Kupën e Botës, shpërthen festa në familjen e Fagner (VIDEO)

Fagner do të shkojë në Rusi me Brazilin. Mbrojtësi i krahut të djathtë të Korinthiasit është përzgjedhur nga trajneri Tite për të zëvendësuar Dani Alvesh.

Dëmtimi i Dani Alvesh detyroi trajnerin të bënte ndryshime në listë dhe Fagner ishte alternativa më e mirë e mundshme mes emrave që mbeteshin. Futbollisti dhe familja e tij kishin pritur me ankth këtë moment unik në jetë dhe sigurisht që emocionet i përfshinë të gjithë në momentin kur strategu i “Seleçaos” lexoi emrin e tij në konferencë për shtyp.

Gëzimi i tij dhe i familjes ka bërë xhiron në rrjetet sociale. Fagner ka luajtur vetëm katër ndeshje deri më tani me kombëtaren, por vetëm sfida miqësore. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?