Zgjedh Erdogan si dëshmitarin e dasmës, Ozil-in e kritikon edhe kancelarja Merkel

Në Gjermani vijojnë polemikat për miqësinë e Mesut Ozil me Recep Tayyip Erdogan. Futbollisti i Arsenalit ka zgjedhur presidentin e Turqisë si dëshmitar në dasmën e tij që do të zhvillohet gjatë kësaj vere, duke marrë kritika të shumta, madje edhe nga Angela Merkel.

“Është një vendim privat, por është një zhgënjim për të gjithë ne, pasi për një kohë të gjatë ka veshur fanellën e kombëtares dhe kam parë disa reagimi që kanë provokuar shumë reagime pas takimit me Erdogan. Futbollistët janë figura simbol për kombin tonë, me të cilët njerëzit identifikohen më shumë edhe se në politikë”, u shpreh kancelarja e Gjermanisë.

Mesa duket përjashtimi nga Gjermania ka bërë që Ozil të marrë të tjera vendime për jetën e tij. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?