Zgjedhja në Komitetin Ekzekutiv, ja paga e frikshme që do të përfitojë Duka
Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, është zgjedhur ditën e sotme në Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s, në kongresin që po zhvillohet në Romë. Ky pozicion, do t’i sjell Dukës një pagë vjetore prej 160 mijë eurosh, në total për 4 vjet do të përfitojë 640 mijë euro.
Kjo shumë është publikuar vitin e shkuar nga vetë institucioni më i lartë në Europë. Kjo ishte hera e dytë që Duka kandidonte për këtë post. Ai arriti të merrte 36 vota nga 55 të mundshme, për një mandat 4-vjeçar.
KOHA JONË SONDAZH

