FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjidhet ngërçi, “Arena Kombëtare” hap dyert më 11 qershor

Problemi me rimbursimin e TVSH dhe gjyqi me Ministrinë e Financave ka kaluar në planë të dytë pasi Federata Shqiptare e Futbollit ka qenë e detyruar të përcaktojë emrat e stadiumeve ku do të zhvillohen ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”.

Në këto kushte, FSHF ka vendosur që ndeshje e parë e cila do të zhvillohet në stadiumin e ri “Arena Kombëtare” të jetë ajo kundër Moldavisë në program për tu zhvilluar më 11 qershor.

Federatës Shqiptare të Futbollit i mungojnë 2 milion euro në arka, shumë e cila vendosi në pikëpyetje përfundimit e stadiumit, të paktën kështu u fol nga zyrat e FSHF-ës por përballë faktit ku duhet të dorëzonin emrat e stadiumeve, drejtuesit e Federatës vendosën datën 11 qershor për inaugurimin e stadiumit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshira e të gjithë palëve por dhe e tifozëve ishte që impianti i ri të inauguroj me një ndeshje të rëndësishme, por përballë këtij fakti, mund të mjaftohemi që në kualifikueset e europinait çdo takim është po aq i rëndësishëm. Shqipëri-Moldavi është takimi i katërt në radhë për këto kualifikuese, ndeshja e parë do të jetë ajo kundër Turqisë më 22 mars.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?