Zhbllokohet transferimi i Pavard tek Interi, francezi zbarkon sonte në Milano
Lajme të reja tek Interi për të ardhmen e Benjamin Pavard. Ditën e sotme ishte vendosu një ultimatum nga klubi zikaltër, që duket se ka bërë punë.
Mediat italian shkruajnë se gjithçka është e zgjidhur tashmë, teksa ka mbërritur dhe leja nga klubi bavarez.
Futbollisti francez pritet të mbërrijë mbrëmjen e sotme në Milano, ndërkohë që nesër janë parashikuar vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën mbi kontratë. Interi në këtë mënyrë kompleton mbrojtjen duke formuar një skuadër shumë kompetitive. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

