FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zhdukja e Sala, shoku i tij zbulon misterin

Futbollisti uruguaian, Diego Rolan ka zbuluar se Emiliano Sala i ka dërguar një mesazh një shoku, ku pohonte se ishte i frikësuar gjatë fluturimit të tij drejt Cardiff-it.

“Emiliano Sala i dërgoi një mesazh një shoku nga fluturimi dhe i tha atij se kishte frikë.”,-tha Rolan për “Radio 1010 AM”.

Një mesazh që mund të fshehë diçka, ku pistat kryesore janë një defekt në avion dhe pengmarrja e mjetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjeti fluturues ku në bord ndodhej Sala, humbi kontaktet me kullën e vrojtimit sapo kaloi mbi Kanalin Anglez. Aktualisht, policia ka pezulluar kërkimin dhe deklaroi se nuk kishte gjurmë të avionit. Kërkimet të tjera pritet të zhvillohen nesër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?