FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zhdukja e sulmuesit Sala, federata franceze shtyn ndeshjen e Nantes

Federata Franceze e Futbollit ka miratuar kërkesën e Nantes për shtyrjen e ndeshjes që klubi i Ligue 1 duhej të luante nesër kundër Entente SSG në Kupën e Francës.

Takimi është shtyrë përkohësisht pas lajmit të ardhur mëngjesin e sotëm për zhdukjen e avionit ku po udhëtonte Emiliano Sala, i cili duhej të bashkohej me ekipin e tij të ri sot, Cardiff-in.

28-vjeçari i ka thënë lamtumirë ish-ekipit të tij më këtë mesazh të postuar në Instagram: “Faleminderit për gjithçka Nantes. Faleminderit tifozëve dhe shokëve të mi të skuadrës për mbështetjen që më kanë dhënë gjithmonë. Faleminderit edhe stafit të klubit që më ka bërë gjithmonë të ndihem si në shtëpi. Nuk do ta harroj. Jam krenar që kam mbajtur ngjyrat e këtij klubi dhe ju uroj më të mirën për të ardhmen”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?