FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xherard nuk ka asnjë dyshim: Salah është lojtari më i mirë në botë! (VIDEO)

Legjenda e Liverpulit, Stiven Xherard, mendon se Mohamed Salah është lojtari më i mirë në për momentin. Salah dhuroi spektakël mbrëmjen e së martën, duke udhëhequr skuadrën e Jurgen Klop drejt një fitoreje 5-2 ndaj Romës, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Egjiptiani ndërkombëtar shënoi vetë dy gola, si dhe asistoi golat e Sadio Mane dhe Roberto Firmino. Xherard beson se Salah, është më i mirë dhe se Mesi e Ronaldo.

“Ai është në formën e jetës së tij. Është e vështirë ta krahasoni atë me Ronaldon dhe Messin, sepse ata kanë bërë më të mirën për një kohë të gjatë dhe kanë qenë të qëndrueshëm nga vit në vit. Por, pa hije dyshimi, Salah është lojtari më i mirë në planet, tani për tani”, tha ish-kapiteni i “Reds” për “BT Sport”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?