Zi në familjen e Ronaldos, lajm i dhimbshëm për Georginën

Lajme të këqija për Cristiano Ronaldon. Jorge Eduardo Rodriguez, ish trajner futbolli dhe babai i të fejuarës së tij, ka ndërruar jetë në moshën70 vjeçare. I ati i modeles së njohur vuante nga ishemia prej dy vitesh e gjysmë, por gjendja e tij kohët e fundit ishte përkeqësuar.

Georgina është nisur menjëherë në Buenos Aires së bashku me të motrën Ivana, për të qëndruar pranë familjes së saj. Një moment delikat për Cristiano Ronaldon, i cili po përjeton periudhën më të vështirë që kur ka mbërritur në Itali.

Juventus, pas një pjese të parë të sezonit thuajse perfekte, ku triumfoi në Kupë dhe krijoi një distancë të madhe me Napolin, u eliminua nga Kupa e Italisë nga Atalanta. Ndërkohë që tani lajmi i humbjes së babait të partneres së tij, ka shtuar edhe më shumë shqetësimet në familjen e tij. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?