Zidane barazon rekordin e Kapelos dhe Lipit me 3 finale radhazi
Zinedine Zidane si Lipi dhe Kapelo. Strategu francez ka barazuar ecurinë fantastike të dy trajnerëve të njohur në Champions League, duke arritur në tre finale radhazi.
Kapelo fitoi Championsin në sezonin 1993-94 kur mposhti Barcelonën 4-0, ndërkohë që më pas u mund nga Marseja dhe Ajaksi në dy sezonet pasardhëse. Lipi e arriti një gjë të tillë nga vitet 1996 deri në 1998. Fillimisht triumfoi në Romë kundër Ajaksit (fitorja e fundit e Juves në Champions), ndërkohë që më pas mundet nga Dortmundi në Monako dhe në Amsterdam nga Reali.
Trajneri Zidane ndërkohë po bën një ecuri fantastike, teksa ka mposhtur Atletikon në Milano, dhe Juventusin në Kardif. Prova e radhës do të jetë në Kiev. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

