Zidane bën gati listën me 9 largimet gjatë merkatos së verës

Zinedine Zidane vendosi javën e kaluar të rikthehet në stolin e Realit, për të nxjerrë skuadrën nga momenti i vështirë, por ëshë gati për të bërë një revolucion në verë.

Tranjneri i ka dhënë presidentit Perez një listë me emrat e Hazard, Erikssen, Pogba, Mbappe dhe Harry Kane, ku kërkon që të mbërrijnë të paktën 3 prej tyre, në repartin e mesfushës dhe sulmit, pasi mbrojtja mund të quhet e kompletuar me Eder Militaon.

Në këtë listë nuk mungojnë emrat e bujshëm si Bale, Marselo, Isco, Keylor Navas, Mariano Diaz, por edhe të rinjtë si Valverde, Ceballos dhe Marcos Llorente, të cilët do të jenë në merkato në verë dhe nëse do të vijnë oferta të rëndësishme mund të largohen nga Madridi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marcos Asensio është ai që gëzon besimin e plotë të Zidane, pasi francezi ka kërkuar me ngulm që djaloshi të mos jetë më në merkato, sepse do t’i besohet një rol mjaft i rëndësishëm në projektin e ri të skuadrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?