FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane e pranon: Do të vuajmë, por Reali e ka në “gjak” Championsin

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka dalë në konferencë për mediat për të komentuar gjysmëfinalen e parë ndaj Bajernit që do të zhvillohet në “Allianz Arena”. Strategu francez sheh një duel të barabartë, por e pranon se ekipi i tij ka më shumë eksperiencë.

“Psikologjikisht jemi mirë, dhe jemi gati për një ndeshje të madhe. Të gjithë lojtarët duan që ta luajnë një ndeshje të tillë, që ka një rivalitet të madh, jo vetëm ata, por dhe klubi kërkon duele të tilla. Hejkens? E ka ndryshuar shumë Bajernin. Ka bëra gjëra  shumë të mira. Është një trajner për të cilin kam shumë respekt, jo vetëm për atë që po bën te Bajerni, por edhe në Madrid. Kam vetëm fjalë të mira për të.

Reali favorit? Nuk jemi favorit. Asnjëri prej ekipeve nuk është më i avantazhuar se tjetrit. Do të jetë ndryshe nga sezoni i kaluar, do të vuajmë. Ne jemi një klub që e ka në DNA Championsin. Benzema? E kam mbrojtur atë dhe të gjithë. Kam besim maksimal për atë që bëjnë”, u shpreh Zidane. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?