FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane: Juve e fortë si vitin e kaluar, Nejmar lojtar shumë i mirë …

Zinedine Zidane ka folur në konferencën e radhës për shtyp në kampionat, por nuk i është shmangur dot pyetjes për shortin e Ligës së Kampionëve që e ka vendosur përballë Juventusit. Strategu francez ka vlerësuar bardhezinjtë, të cilët sipas tij vijojnë të jenë të fortë si disa muaj më parë që shkuan në finalen e Kardifit.

“E shoh një ballafaqim të fortë, ashtu si vitin e kaluar. Juventusi është një ekip konkurrues. Do të jetë e vështirë. Shanset janë 50% me 50%. Ne do të shohim pas ndeshjes së parë. Juventusi ishte një klub i rëndësishëm për karrierën time. Do të kisha dashur ta shmangia Juven, por shorti na ka çuar atje. Do të përqëndrohem në këtë përballje dhe do të lë anash atë që kam jetuar atje. Nuk kam menduar kurrë për gogla të nxehta apo të ftohta. As para, as tani. Por, në këtë pikë, në Ligën e Kampionëve, të gjithë rivalët janë të fortë.

Nejmar? Gjithkush mund të thotë çfarë të dojë. Ai është një lojtar shumë i mirë dhe e dimë se nuk është mirë të flasim për një lojtar që nuk është i yni, ne kemi lojtarë shumë të mirë dhe nuk duhet të mendojmë për këto gjëra gjatë fundit të një sezoni”, u shpreh Zidane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?