FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane kthehet në “makth” për bigët e Europës, Reali i frikshëm në transfertë

Real Madrid fitoi sërish në “shtëpinë” e një prej skuadrave më të forta në Europë. Për herë të tretë radhazi, “Los Blancos” dolën triumfues nga “Allianz Arena”. Një herë me Ançeloti dhe dy herë me Zidane në stol, duket se madrilenët janë kthyer në macen e zezë të Bajern Mynih.

Numrat e trajnerit francez jashtë “Santiago Bernabeu”-t në ndeshjet e Champions League janë të jashtëzakonshëm: fitore në Romë, Napoli, Mynih (2 herë), Paris dhe Torino. Barazime në Mançester dhe humbje vetëm në Volfsburg.

Këtë sezon, Real Madrid ka fituar në transfertë ndaj PSG (1-2), Juventusit (0-3) dhe Bayern (1-2). Kjo është hera e dytë në historinë e klubit që Reali arrin të fitojë ndeshjet jashtë në 1/8, 1/4 dhe 1/2 në Ligën e Kampioneve. Më parë kishte ndodhur në sezonin e largët 1961-1962.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?