Zidane mbron Benzeman: Nuk shënon, por bën gjëra tjera për ekipin!
Zinedine Zidane i ka dalë sërish në mbrojtje Karim Benzemasë, pas ndeshjes së dobët që ai zhvilloi ndaj PSG-së në Champions League. Strategu francez është shprehur se nuk do të ndryshojë aspak mendimi për sulmuesin.
“Nuk do të ndryshojmë. Ajo që më intereson më shumë është që luajti shumë mirë. Benzema ka durim dhe mendim të mirë për ekipin. Pjesa tjetër nuk më intereson, nuk mund t’i bind njerëzit, sepse ka njerëz që mendojnë se ai luan shumë mirë, ka njerëz që e duan Iskon dhe të tjerët.
Ky është futbolli, Karim ka treguar se kush është në 9 vitet e fundit. Më pëlqen shumë, ai është shumë i mirë, por të dhënat flasin në favor të tij. Kohët e fundit po kritikohet se nuk po shënon, por ai bën gjëra të tjera për ekipin”, tha Zidane.
KOHA JONË SONDAZH

