Zidane ndez “El Clasicon”: Ja përse nuk do të bëjmë rreshtimin e nderit ndaj Barçës
Zinedine Zidane ka folur për mediat spanjolle para “El Clasicos” ndaj Barcelonës, që do të luhet të dielën në mbrëmje në “Camp Nou”. Trajneri francez shpjegoi arsyet se përse ekipi i tij nuk do të bëjë rreshtimin e nderit ndaj kundërshtarëve.
“Pas Kupës së Botës për klube, për ata nuk ishte e rëndësishme që të na respektonin me një rreshtim nderi. Ata pretendojnë se nuk kanë qenë në këtë kompeticion, por nuk është e vërtetë. Aty shkon nëpërmjet Ligës së Kampioneve, ku Barça mori pjesë. Ata nuk na nderuan. Ka rëndësi të respektojnë çfarë ne kemi arritur. Ne i respektojmë ata sepse fituan dy tituj dhe i përgëzojmë për këtë. Por nuk kemi pse bëjmë diçka që ata nuk e bënë
Kur luan kundër Barcelonës është normale të jesh më i motivuar. Së fundmi forma jonë ka qenë e mirë, por gjërat ndryshojnë. Cilido lojtar që do të jetë mirë, do të luajë. Nuk kemi dështuar, edhe pse në La Liga nuk kemi qenë mirë. A është më e vështirë La Liga se Champions? Po gjithnjë e kam thënë, është”.
Iniesta? Ai nuk është lojtar dosido, e vlerësojmë së tepërmi. Ne e përgëzojmë atë për punën e bërë dhe i urojmë fat në të ardhmen”.
KOHA JONË SONDAZH

