Zidane zbulon nëse Ronaldo do të luajë në finalen e Championsit
Zinedine Zidane ka konfirmuar se “Kristiano Ronaldo do të jetë 150% gati për finalen e Ligës së Kampionëve”. Ylli portugez u zëvendësua i dëmtuar gjatë barazimit 2-2 të fundjavës së kaluar, në “El Clasico” kundër Barcelonës, por do të jetë gati në finalen e Championsit sipas strategut francez.
Zidane konfirmoi gjithashtu se pret që edhe Dani Karvahal së bashku me Iskon të jenë të gatshëm në finalen e Kievit.
“Të gjithë do të jenë të gatshëm për finalen e Champions-it; Ronaldo, Isko dhe Karvahal. Ronaldo u dëmtua dy ditë më parë, por është i mirë, po ecën normalisht me rikuperimin. Askush nuk do të ketë ndonjë problem për finalen, të gjithë do të jenë në 150% të potencialit”, ka siguruar trajneri i Realit. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

