ZYRTARE/ Barcelona transferon super talentin e Ajaxit

Barcelona më në fund ka arritur që të transferojë zyrtarisht mesfushorin e  Ajax-itFrenkie De Jong. Klubi ka publikuar marrëveshjen në rrjetet sociale pasditen e së mërkurës. De Jong kishte muaj që përflitej për një transferim te Manchester City dhe Paris Saint-Germain, por ai ka zgjedhur Barcelonën.

“Barcelona dhe Ajax kanë arritur marrëveshjen për blerjen e mesfushorit Frenkie de Jong, i cili do t’i bashkohet klubit katalanas më 1 korrik të 2019,” shkruan Barcelona në faqen zyrtare.

Kosto e operacionit është 75 milionë euro, plus 11 milionë në bonuse të ndryshme. Lojtari do të firmosë një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2024.”

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?