ZYRTARE/ Besir Demiri firmos për 2 sezone me Kukësin
Kukësi bën goditjen e radhës në merkato. Verilindorët kanë firmosur zyrtarisht me Besir Demirin, mbrojtësin e krahut të majtë që vjen në Shqipëri pas eksperiencës në Sllovaki me Zilinan dhe që do të jetë një vlerë e shtuar për Skënder Gegën në këtë sezon të ri.
Vetë klubi i Kukësit që ka zyrtarizuar afrimin e 26-vjeçarit i cili ka firmosur për 2 vite me verilindorët. Demiri i cili la Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë është grumbulluar nga kuqezinjtë disa herë por ende nuk ka mundur të debutojë.
“Besir Demiri është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mbrojtësi 26-vjeçar ka firmosur sot kontratën 2-vjeçare me skuadrën tonë. Ish- futbollisti i Kombëtares sonë luajtur për shumë vite në kampionatin maqedonas, por edhe në Ukrainë dhe në Sllovaki.
Ai ka qenë gjithashtu pjesë e ekipeve kombëtare të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Demiri do të bashkohet sot me skuadrën dhe do të zhvillojë stërvitjen e parë me ekipin, teksa është i gatshëm për ndeshjen ndaj Ëolfsburgut! Veç pozicionit si mbrojtës i majtë, Demiri luan edhe në mesfushë!”, shkruhet në njoftimin e Kukësit.
KOHA JONË SONDAZH

