ZYRTARE/ De Ligt është ylli më i ri i Juves, ja detajet e afrimit të bujshëm
Mungonte vetëm zyrtarizimi, por tashmë edhe ai a ardhur: Matthjis De Ligt është futbollisti më i ri i Juventusit. Mbrojtësi holandez ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024. Ajax do të përfitojë 75 milionë euro nga ky operacion (70+5 bonus) të cilat do të paguhen në 5 këse, ndërkohë që 10.5 milionë euro do të shkojë si formë shpërblimi për Mino Raiolën. De Ligt do të përfitojë 12 milionë euro në sezon (8+4 bonus), ndërkohë që prezantmi pritet që të bëhet ditën e nesërme.
“Juventus Football Club S.p.A. komunikon se ka arritur marrëveshjen me Ajaxin për blerjen e paraqitjeve sportive të futbollistit Matthijs de Ligt për 75 milionë euro, shumë që do të shlyhet në 5 këste, plus 10.5 milionë euro komision (shkon për menanxherin Mino Raiola). Kontrata është 5-vjeçare, pra deri më 30 qershor 2024” shkruhet në deklaratën për shtyp të bardhezinjve.
Në marrëveshje ka edhe një klauzolë prej 150 milionë eurosh e cila do të jetë aktive pas sezonit të dytë, pra në vitin 2021. Mjeshtëria teknike, dominimi fizik, vizioni i lojës, menaxhimi dhe interpretimi i dinamikës mbrojtëse, aftësia për të shënuar, sidomos me kokë, e bëjnë Matthijs një mbrojtës modern, një lojtar i cili edhe pse ka pak kohë që është shfaqur në futbollin profesionist, ka bërë që të flitet shumë për të. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

