ZYRTARE/ Depozitohet kontrata, Manaj transferohet në Seria A

Rey Manaj është futbollisti më i ri i skuadrës së Spezias në Seria A. Sulmuesi i Kombëtares sonë është transferuar në formë huazimi me të drejtë blerje për shifrën e 3 milionë eurove nga Barcelona.

Spezia sipas mediave italiane pak minuta më parë ka depozituar kontratën e lushnjarit në zyrat e federatës për të bërë të mundur dhe kryerjen e kësaj lëvizje.

Vetë futbollisti ndërkohë do të kryejë kontrollet mjekësore dhe procedurat e tjera vetëm pas ndeshjeve të kombëtareve ku edhe do të bashkohet me ekipin e tij të ri, ku do të tentojë që t’i ndihmojë në qëndrimin në elitën e futbollit italian. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?