ZYRTARE/ Edon Zhegrova në një skuadër me Xhakën dhe Ajetin
Edon Zhegrova transferohet zyrtarisht te skuadra e Baselit në Superligën zvicerane. Super talenti i Kosovës është larguar nga Genku pas tri viteve shumë të mirë pasi tërhoqi vëmendjen e klubeve të ndryshme europiane. 19-vjeçari është huazuar tek gjiganti zviceran Basel për një sezon e gjysmë.
Fillimisht ishte faqja zyrtare e Genkut që ka konfirmuar huazimin e Zhegrovës në ekipin ku luajnë Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti.
“KRC Genk ka arritur një marrëveshje me klubin zviceran FC Basel për transferimin e Edon Zhegrovës. Baseli e ka marrë në huazim Zhegrovën për një vit e gjysmë me opsion blerjeje pas kësaj periudhe. 19-vjeçari kosovar luajti 12 ndeshje këtë edicion me KRC Genk. Ai shkon në Zvicër me qëllim që të ketë më shumë mundësi aktivizimi. Paç fat Edon!”, shkruhej në njoftimin e Genkut.
KOHA JONË SONDAZH

