FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Igli Tare transferon te Lazio mbrojtësin e talentuar shqiptar

Igli Tare vijon të jetë një trampolinë e rëndësishme për futbollistët shqiptarë në Itali. Drejtori sportiv i bardhekaltërve ka afruar një tjetër bashkombas të tij në ekipin e të rinjve të Lazios, Angelo Ndreçka.

 

17-vjeçari luajti sezonin e shkuar për moshat e Chievos, por paraqitjet e mira i dhanë mundësinë të kalojë te skuadra A, ku u grumbullua në 7 ndeshje dhe luajti njërën nga to titullar për 90 minuta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndreçka shihet si një mbrojtës me të ardhme dhe jo më kot Tare i ka besuar. Ditën e sotme erdhi edhe transferimi zyrtar nga skuadra e Chievos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?