FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Liridon Latifi rikthehet në Superiore, firmos me Vllazninë!

Liridon Latifi ka firmosur me Vllazninë. Sulmuesi që shkëlqeu në Kategorinë Superiore me Skënderbeun, rikthehet sërish në futbollin shqiptar, këtë herë për të veshur fanellën e kuqebluve të Shkodrës.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi i Vllaznisë, që zbulon se Latifi ka firmosur për dy sezone me kuqeblutë, teksa është bërë edhe prezantimi zyrtar I sulmuesit nga Prishtina me fanellë ne klubit shkodran.

Liridon Latifi spikati në periudhën 2015-2017 me Skënderbeun dhe më pas u transferua te Puskas Akademia në futbollin hungarez, ku nuk ia doli të lërë gjurmë. Katër sezonet e fundit të karrierës së 27-vjeçarit kanë qenë për t’u harruar, megjithatë tani futbollisti do të provojë të rikthehet në nivele të larta, këtë herë me fanellën e Vllaznisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas prezantimit zyrtar, Latifi do të udhëtojë menjëherë drejt Zlatiborit, për t’u vendosur nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdaric dhe për t’u përgatitur për ndeshjet eliminatore të Conference League, ku shkodranët do të përballem ne boshnjakët e Siroki Brijeg në turin e parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?