ZYRTARE/ Marcel Sabitzer firmos për katër sezone me Bayernin
Bayern Munich bën goditjen e shumëpritur në orët e fundit të merkatos verore. Klubi bavarez u përforcua me një mesfushor tepër cilësor, si Sabitzer, duke dobësuar një rival të drejtpërdrejtë si Leipzigu.
Futbollisti i përfaqësueses austriake ka firmosur kontratë katërvjeçare me kampionët në fuqi të Bundesligës, pra deri më 30-qershor 2025. Leipzigu, që e kishte blerë 27-vjeçarin shtatë vite më parë nga Rapidi i Vjenës, përfiton 15 milionë euro nga ky transferim.
Sabitzer pati rritje të ndjeshme në radhët e Leipzigut, skuadër me të cilën numëron 145 ndeshje në Bundesligë, duke shënuar 32 gola. Si pjesë e përfaqësueses së Austrisë, Sabitzer ka regjistruar 54 ndeshje me Kombëtaren dhe ka realizuar 8 gola.
KOHA JONË SONDAZH

