FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Michael Ngoo rikthehet sërish te ekipi i Tiranës!

Michael Ngoo rikthehet sërish te skuadra e Tiraës. Sulmuesi anglez do të nisë një aventurë të dytë te bardheblutë, por tratativa u shty nga vetë bomberi deri më tani.

Lajmi e bëri të ditur vetë faqja zyrtare e Tiranës në “Facebook’’ duke thënë ndër të tjera se sulmuesi do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në Pogradec për të nisur fazën stërvitore.

Postimi i Tiranës

Swiss Digital Desktop Reklama

Rikthehet Michael Ngoo!

Swiss Digital Mobile Reklama

Lojtari Michael Ngoo rikthehet në Shqipëri për t’ju bashkuar skuadrës bardheblu. Një nga sulmuesit më të dashur për tifozët dhe jo vetëm, do të jetë serish pjesë e kampionatit shqiptar.

Shtatlarti ishte titullar i padiskutuar në sezonin 2019/2020 dhe me kontributin e tij të madh në skuadër i dhuroi klubit titullin kampion. Ngoo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fitimin e një titulli tjetër. Ai do t’i bashkohet skuadrës në Pogradec për të vijuar fazën përgatitore.

Mirëseerdhe në familjen tënde Michael!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?