ZYRTARE/ Miroslav Klose trajner i Bajernit U-17

Miroslav Klose është zyrtarisht trajneri i Bajernit U-17.

Lajmi është konfirmuar nga klubi gjerman, ndërsa pas karrierës së tij si futbollist tashmë Klose nis aventurën e tij të re në fushën e trajnimit.

“Nuk mund të presim që të fillojmë të punojmë me Bayern Munich dhe do të bëj çmos për të justifikuar investimin dhe besimin e vendosur në mua”, këto ishin fjalët e para të Kloses.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas aventurës së tij me Lazion (139 paraqitje dhe 54 gola), Miroslav Klose, i cili mbylli karrierën e tij në vitin 2016 ndërsa tashmë ai do të jetë zyrtarisht trajneri i të rinjve te Bajerni i Mynihut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klose është golashënuesi më i mirë në të gjithë historinë e Botëroreve duke shënuar 16 gola në eventin më madhështor të globit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?