ZYRTARE/ Portugalia emëron trajnerin e ri, është një emër i njohur
Ish-trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, është emëruar si trajneri i ri i Portugalisë. Lajmin e konfirmoi Federata Portugeze e Futbollit më 9 janar.
“E vlerësoj entuziazmin dhe ambicien me të cilën Martinez e ka pranuar festën tonë”, tha Presidenti i Federatës, Fernando Gomes në një konferencë për mediat. “Ky është një moment i rëndësishëm për skuadrën kombëtare”.
Martinez vjen te Portugalia pas dështimit me Belgjikën në Botërorin e fundit, ku skuadra e tij, edhe pse pretendente, nuk arriti të dalë nga grupi.
KOHA JONË SONDAZH

