Zyrtare, Roberto Mancini trajneri i ri i Italisë

FIGC ka njoftuar zyrtarisht se Roberto Mancini është emëruar si trajneri i ri i Italisë.

Pas zgjidhjes së kontratës së tij me Zenit St Petersburg, trajneri ishte në Romë për të nënshkruar kontratën.

Komisioneri i Federatës, Roberto Fabbricini, konfirmoi sot se është bërë një marrëveshje dhe FIGC tani zyrtarisht ka konfirmuar se Mancini është trajneri i ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Federata italiane e Futbollit njofton se ka firmosur me Roberto Mancini, i cili do të drejtoj ekipit kombëtar dhe do të paraqitet nesër, të martën më 15 maj, në ora 12.00 në Qendrën Teknike Federale në Coverciano” – thuhej në deklaratë.
Mendohet se Mancini ka nënshkruar deri në fund të Kampionatit Evropian në vitin 2020.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?