ZYRTARE/ Sherif Kallaku vesh për herë të tretë fanellën e Teutës

Teuta ka zyrtarizuar një përforcim të rëndësishëm për pjesën e dytë të sezonit. Me anë të një komunikate zyrtare, klubi durrsak ka njoftuar rikthimin e Sherif Kallakut.

24-vjeçari, i cili ka veshur shtatë herë fanellën kuqezi të Kombëtares, do të jetë pjesë e skuadrës së Edi Martinit në vazhdim të sezonit në Superiore, teksa ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore.

Kjo është hera e tretë që mesfushori i avancuar do të veshë fanellëne  Teutës.

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIMI I TEUTËS

Swiss Digital Mobile Reklama

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Sherif Kallaku, është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten, pasi ishte pjesë e Tiranes në gjysmën e parë të sezonit.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Kallaku, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Kastriotit. Mirë se vjen Sherif Kallaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?