FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zyrtare/ Tefik Osmani zgjedh skuadrën për sezonin e ri

Tefik Osmani, ka gjetur më në fund skuadrën ku do të vijojë karrierën për sezonin 2018-2019. Pasi vendosi të largohet nga Skënderbeu, qendërmbrojtësi do t’i bashkohet Teutës së Blendi Shkëmbit, për të ndihmuar ish kapitenin e tij, në aventurën e parë si trajner në Superiore.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e klubit durrsak në Facebook, ndërsa në orët në vijim pritet të zbulohen edhe detaje të tjera rreth marrëveshjes. Tefik Osmani, tashmë 33-vjeçar, rikthehet për herë të tretë te Teuta, pasi ka qenë pjesë e durrsakëve në sezonin 2011-2012 dhe në atë 2013-2014.

Ai pritet të jetë një vlerë e shtuar për Shkëmbin, pasi përveç mbrojtjes, që e ka rolin e tij natyral mund të luajë edhe si mesfushor i tërhequr.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?