FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Xherdan Shaqiri firmos me skuadrën e Liverpoolit (FOTO LAJM)

Xherdan Shaqiri është zyrtarisht lojtar i Liverpoolit, pasi ka kaluar nga Stoke City. Futbollisti me origjinë shqiptare ka kompletuar pak minuta më parë transferimin te te kuqtë, teksa do të mbajë fanellën me numër 23.

Ky do të jetë klubi i 5-të në karrierë për 26-vjeçarin, pas eksperiencave me Basel, Bayern Munich, Inter dhe Stoke City. Pikërisht eksperienca e tij e pasur ka qenë dhe një nga arsyet kryesore që gjermani Jurgen Klopp e ka dashur mesfushorin patjetër në ekipin e tij.

Shaqiri pritet të bëjë debutimin me Liverpool në turneun që 18 herë kampionët e Anglisë do të zhvillojnë gjatë verës në Amerikë. Mbase ai do të jetë një ogur i mirë që të Kuqtë të fitojnë titullin pas gati 30 vitesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?