Zyrtarizimi çështje orësh, shifrat e çmendura të De Ligt te Juve
Tifozët e Juventusit nuk duhet të presin gjatë për të festuar atë që konsiderohet si transferimi më i bujshëm i viteve të fundit pas blerjes së Cristiano Ronaldo. Në fakt është vetëm çështje orësh, që “Zonja e Vjetër” të zyrtarizojë Mathijs De Ligt. Pas tratativave të gjata dhe të vështira palët kanë arritur marrëveshjen, me Ajax Amsterdam që është dorëzuar dhe ka vendosur të lerë të lirë kapitenin e tij për 75 milion euro.
Ndërkohë, prestigjozja italiane “La Gazzetta Dello Sport” ka zbuluar edhe detajet e tjera financiare të këtij transferimi të denjë për një kampion të madh. Kështu, sipas të përditëshmes përtej Adriatikut, mbrojtësi holandez do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të fitojë 12 milion euro në sezon. Po ashtu, Juventus ka vendosur një klauzolë 150 milion euro për prishje të njëanëshme të kontratës.
KOHA JONË SONDAZH

