FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zyrtarizoi largimin nga Arsenali, zbulohet plani “sekret” i Venger

Arsen Venger pak ditë më parë zyrtarizoi largimin e tij nga Arsenali në fund të këtij sezoni. Në ditët e fundit është përfolur se trajneri 68-vjeçar do të jetë trajneri i ardhshëm i skuadrës së PSG, por duket se Venger ka të tjera plane.

E përditshmja britanike “Daily Star” bën me dije sot se objektivi sekret i trajnerit Arsene Venger është të drejtojë kombëtaren franceze. Për të bërë realitet këtë gjë, trajneri është gati të refuzojë edhe një ofertë ëndrrash që i bën PSG-ja.

Kombëtarja e “gjelave” aktualisht drejtohet nga Didier Deshamp. Gjithçka për sa i përket kalimit të trajnerit 68-vjeçar te stoli i “gjelave” do të varet nga paraqitja që Franca do të bëjë në botëror, nëse do të arrijë të shkojë larg apo jo. Ai pritet që të firmosë në muajin korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?