Home Sporti Starti më i k...

Starti më i keq nga viti 1962, Ten Hag tani rrezikon shkarkimin nga United

33
0

Në Angli kanë shpërthyer ndaj Manchester United, që ditën e djeshme u eliminua nga Carabao Cup pas humbje 0-3 në Old Trafford kundër Newcastle.

Në 15 ndeshjet e para të sezonit, Djajtë e Kuq kanë grumbulluar tashmë 8 humbje, duke bërë fillimin më të keq që nga sezoni 1962-63. Për më tepër, kanë humbur 5 nga 10 ndeshjet në shtëpi, diçka që nuk kishte ndodhur që nga viti 1930-31.

Tifozët e “Djajve të Ku”q kanë shpërthyer ndaj trajnerit Ten Hag, duke kërkuar shkarkimin e tij. Largimi i parakohshëm i këtij të fundit, mund të sjell një dëm prej 17 milionë eurosh në arkat e klubit të United, ndaj dhe drejtuesit po hezitojnë.

Në vendin e 8-të në kampionat, 11 pikë pas Tottenham, vetëm 3 pikë në 3 ndeshje në Champions, jashtë Carabao Cup, duket se sezoni i United po shkon në drejtimin një tjetër dështimi të madh. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit