Home Kosova Stoltenberg n...

Stoltenberg në Kosovë, FSK mund të hyjë në veri vetëm me lejen e NATO-s

13
0

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë për të siguruar paqen. Këtë e tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës në Prishtinë, u takua me udhëheqës të institucioneve të Kosovës dhe trupave paqeruajtëse.

Shefi i alencës veri-atlantike bëri thirrje për një zgjidhje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mesazhi im ishte se NATO është këtu për të qëndruar. Misioni ynë i KFOR-it është në Kosovë për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet. Kemi qenë këtu për shumë vite dhe ndjejmë përgjegjësi për të kontribuar për paqen dhe dhe qëndrueshmërinë në Kosovë, çka është e rëndësishme për gjithë rajonin.”, u shpreh Jens Stoltenberg.

Ai u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që të vazdojnë të zbatojnë marrëveshjen e arritur në prill të vitit 2013 ndërmjet ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të hyjë në veriun e banuar me shumicë serbe “pa një pajtim paraprak” të forcave paqeruajtëse të NATO-s.

Po ashtu, sipas një letërkëmbimi, për të siguruar pajtimin, forcat paqeruajtëse mund të këshillohen me komunitetin në veri. Stoltenberg tha se për këtë çështje ka biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka quajtur marrëveshjen të dëmshme dhe ka paralajmëruar ndryshimin e saj.

“Unë e mirëpres që autoritetet e Kosovës t’i përmbahen marrëveshjes së vitit 2013 që Forcat e Sigurisë së Kosovës të mos vendosen në veri pa pajtim paraprak me KFOR-in dhe komandën e NATO-s. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të ruajtur balancin dhe për të shmangur ndonjë situatë që mund të dëmtojë dhe dobësojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike dhe për të shmangur gjithçka që mund të dëmtojë bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

Aktualisht, më pak se 4 mijë trupa, shërbejnë në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO-ja në Kosovë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit