Home ShowBiz Stresi: Big B...

Stresi: Big Brother gjëja më e vështirë që kam provuar në jetën time

94
0

Stresi ka folur për eksperiencën e tij në Big Brother Vip, ku u shpall dhe fitues i edicionit të parë. I ftuar te ‘Ditë pas dite’ Stresi tha se pjesëmarrja në BBVIP Kosova ka qenë një ndër eksperiencat më të vështira të tij.

Lidhur me marrëdhënien me ish-partneren e tij, Stresi ka qenë i rezervuar që të japë detaje por pranoi se dyshja ka folur pas daljes së reperit nga Big Brother.

Pjesë nga biseda:

Kush të ka ftuar në Big Brother?

Mua më ka ftuar një mikeshë shumë e ngushtë, Liberta pasi morën patentën e Big Brother. Unë vija pas një vrull koncertesh dhe kisha nevojë për pak qetësi.

Të gjithë ishim kurioz si qëndrove i mbyllur aq ditë?

As unë nuk e di si. Ka qenë një ndër gjërat më të vështira që kam provuar në jetën time, është diçka shumë ndryshe nga sa jetojmë jashtë, nuk ka lidhje me atë që shohim jashtë.

Si i ke marrëdhëniet me Keisin, a të çoi një mesazh kur dole nga Big Brother?

Normalisht që kemi folur kur dola, por janë gjëra shumë private mes nesh. Rëndësi ka të jetë mirë, i uroj shëndet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit