Home ShowBiz Stresi: Zysha...

Stresi: Zysha në klasën e parë më ka rr*hur shumë, dhe ishte një racizëm i madh ndaj meje

48
0

Në një kohë që flitet për dhunën në institucionet arsimore, Stresi në një rrëfim të gjatë për jetën e tij, ka treguar edhe një episod dhune që ai shprehet se i ka ndodhur në klasën e parë.

Në një rrëfim për Rozana Radin, reperi ka zbuluar se gjatë kohës që ka qenë në klasë të parë, mësuesja e ka dhunuar shumë. Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të bindjeve politike të familjes së tij.

“Në klasë të parë, zysha Xhemile Kanani më ka rrahur shumë se ishte kundër familjes time dhe lëvizjes… më ka rrahur jashtëzakonisht dhe ka qenë një racizëm shumë i madh ndaj meje.

Unë jam rrahur shumë nga ajo mësuese, pastaj në klasë të dytë e mbaj mend babanë që vinte më merrte te shkolla, dhe më pas u desh të shkëputeshim për arsye politike”, është shprehur Stresi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit