Home Aktualitet Studentët që ...

Studentët që do të marrin mbështetje financiare, ja kush përfiton

201
0

Një plan i plotë nga qeveria për ndihmë financiare për studentët që zgjedhin programet e studimit që përbëjnë prioritet kombëtar si dhe që përmbushin kriterin e mesatares. Por cilët janë studentët që mund ta përfitojnë këtë mbështetje dhe si mund ta përfitojnë atë?

Mbështetje financiare për vitin akademik 2022-2023 do të marrin studentët:

1-Me mesatare 10.00 të arsimit të mesëm.
2-Janë vlerësuar në të gjitha provimet e maturës me jo më pak se 9.5-10.00.
3-Fitues i njërit prej tre çmimeve të para të olimpiadave me mbi 15 konkurentë, kur konkuron në degë që lidhen me lëndën ku ka fituar çmimin, pa marrë parasysh mesataren e gjimnazit.
4-Studentët që zgjedhin një prej programeve me prioritet kombëtar dhe ka përfunduar arsimin e mesëm me mestare jo më pak se 8.5.

Kjo mbështetje financiare mund të përfitohet nga studentët që përmbushin kriteret e mësipërme në rast se:

1-Garanton se do të punojë në profesionin që ka përfituar mbështetje të studimeve, në sektorin shtetëror që nga mometi që i lind e drejta për ta ushtruar si profesion për një periudhë jo më pak se tre vite. Ata gjithashtu duhet të dorëzojnë në këto institucione diplomën origjinale të studimeve të tyre.
2-Vazhdojnë të ruajnë një notë mesatare jo më pak se 9.5 në bachelor dhe master, kurse 8.5 në programet e integruara master për programet me prioritet kombëtar në institucionet publike të arsimit të lartë.

Studentit i lind detyrimi për të kthyer përfitimin financiar në rast se:

1-Përjashtohet nga institucioni publik i arsimit të lartë.
2-Ndërpret studimet pa miratimin e institucionit arsimor apo ministrisë së arsimit.
3-Kur bën pauza apo pushime mes cikleve të studimit më shumë se një vit. Këtu përjashtohen fatkeqësitë familjare, sëmundjet apo kur parashikohet nga vetë institucioni arsimor.

Përzgjedhja e përfituesëve do të bëhet para fillimit të vitit akademik, mbi bazën e renditjes sipas mesatares dhe fondit në dispozicion për një vit arsimor. Brenda 30 ditëve nga data e diplomimit deri në përmbushjen e kritereve për punësim, studentët duhet të aplikojnë në çdo pozicion pune në institucionet e administratës shtetërore dhe ato të pavarura publike.

Sipas kodit të Punës, studentët ekslentë do të punësohen në këto institucione përkohësisht. Në rast mospunësimi brenda 6 vitesh maksimumi, ata kanë të drejtë të tërheqin diplomën origjinale e tyre, pasi i kanë përmbushur të gjitha detyrimet ndaj tij.

Studentët që kanë përfituar mbështetjen financiare, por kanë ndërprerë studimet apo nuk kanë përmbushur detyrimet e programit, duhet që brenda 6 muaj nga dita e njoftimit të kthejnë mbrapsht shumën e përfituar. Në rast të kundërt ndaj tyre do të ndiqen procedurat ligjore.

Të gjithë studentët që kanë patur një mesatare mbi 9.5 të gjimnazit, që janë fitues të olimpiadave apo kanë zgjedhur programet me priritet kombëtar do të përjashtohen nga pagesa e tarifës shkollore dhe çdo muaj do të marrin një pagë minimale gjatë gjithë vitit akademik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit