Home Kronike Sulm kibernet...

Sulm kibernetik? ”Air Albania”: Sistemet tona të të dhënave janë të paprekuara

44
0

Linja ajrore shqiptare “Air Albania” është sulmuar nga grupi i hakerave dhe shënimi i kërcënimit u postua në faqen e tyre më 30 janar.

Afati i fundit për pagesën e shpërblimit është deri më 14 shkurt. Por vetë kompania në një reagim, thekson se të dhënat e ”Air Albania” janë të paprekuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

”Për ”Air Albania” siguria e të dhënave dhe sistemeve operative qëndron në të njëjtin nivel maksimal me sigurinë që garantojmë në avionët dhe udhëtimet tona.

Skuadra të dedikuara ekspertësh monitorojnë operacionet kibernetike 24/7 duke përditësuar gjithashtu në mënyrë të vazhdueshme edhe programet kompjuterike dhe çertifikatat e sigurisë. Me Air Albania çdo qiell është i sigurtë”,-thuhet në reagimin për mediat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit