Home Aktualitet Sulmi i gazet...

Sulmi i gazetarëve, Britania: Udhëheqësit e protestave të dënojnë dhunën

94
0

Ambasada e Britanisë në Kosovë, ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarëve dhe kameramanëve gjatë ditës së sotme në Leposaviç. Sipas ambasadës, dhuna ndaj gazetarëve është gjithmonë e papranueshme dhe e pajustifikuar.

“Ne u bëjmë thirrje atyre që udhëheqin protestat, të parandalojnë dhe dënojnë dhunën ndaj atyre që punojnë për të raportuar mbi ngjarjet”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se tri gazetare të mediave si Klan Kosova, Dukagjini dhe Indeksonline janë sulmuar me gurë dhe shok-bomba, ndërsa lëndime kanë marrë edhe dy kameramanë, ku kameramani i RTK-së u rrah brutalisht nga persona të maskuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit