Home Aktualitet Sulmi me 25 v...

Sulmi me 25 viktima në Ukrainë, Ministrja e Jashtme e Shqipërisë: Krim i tmerrshëm lufte

144
0

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka e ka cilësuar një krim të tmerrshëm sulmin me raketa në një bllok apartamentesh në Dnipro të Ukrainës, ku mbetën të vdekur të paktën 25 persona. Në një postim në Tëitter, Xhaçka shkruan se këto krime nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar.

Të tronditur nga numri i të vdekurve shkaktuar nga sulmi i raketave ruse kundër një blloku apartamentesh në Dnipro, Ukrainë. Një tjetër krim i tmerrshëm lufte nga strategjia  ruse, taktikat e së cilës në Ukrainë ngjajnë më shumë me ato të një organizate terroriste sesa me ato të një vendi modern dhe anëtare e përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Këto krime nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar! Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për të garantuar që e gjithë komanda ruse të mbajë përgjegjësi për këto krime barbare. Ne qëndrojmë përkah Ukrainës!”, shkruan Olta Xhaçka në postimin e saj në rrjetet sociale.

Mund të jetë një imazh i zjarr dhe ambiente të jashtme

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit