Home Sporti Sulmuesi kava...

Sulmuesi kavajas Cikalleshi kap Ronaldon në klasifikimin e golashënuesëve

207
0

Sulmuesi kavajas, Sokol Cikalleshi po kalon një formë të mirë në Arabinë Saudite. Ai shënoi dy gola kundër Damac-it, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Lojtari shqiptar shkon në kuotën e 5 golave dhe kap në renditjen e golashënuesëve edhe Cristiano Ronaldon.

Me 5 golat e shënuar dhe 1 asisit të dhënë deri më tani, Cikalleshi është kthyer në një pikë kyçe të Al Khaleej-it.

Futbollisti i Kombëtares kuqezi ka marrë pjesë në 6 prej golave të shënuar prej skuadrës, që përkthehet ndryshe në gjysmën e golave që Al Khaleej-i ka shënuar këtë sezon.

Në statistikat e klubit deri më tani janë 13 gola të shënuar, ndër të cilët 5 mbajnë autorësinë e Cikalleshit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit