Home ShowBiz ”Sunny ...

”Sunny Hill Festival”, Dukagjin Lipa: Bileta juaj e Prishtinës, Believers Ticket e vlefshme në Tiranë

101
0

Sunny Hill Festival për 3 ditë me radhë pritet të ndezë atmosferën në Tiranë. Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës dhe organizatorët e festivalit kanë dhënë njoftimin e rëndësishëm se të gjitha biletat Believers vlejnë për festivalin që do zhvillohet në Tiranë.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se Bileta juaj e Prishtinës është e vlefshme për Sunny Hill Festival Tirana gjatë datave 26, 27 dhe 28 gusht. Bëhuni gati për të shënuar muajin më të mirë ndonjëherë! Me dashuri, Ekipi i Festivalit Sunny Hill”,-thotë mes të tjerash Dukagjin Lipa.

Biletat për Sunny Hill në Tiranë po shiten me shpejtësi. Kategoria Believers Ticket aktualisht është e pamundur të rezervohet në Festivalin e Tiranës, pasi të gjitha biletat janë shitur. Të vetmet bileta të disponueshme janë Early Bird Ticket, po ashtu të limituara, ndërkohë që në ditët në vazhdim do të nisë edhe shitja e Regular Ticket, të cilat dalin në tregun online pasi të bëhen të njohur të gjithë këngëtarët pjesëmarrës në festival.

Sot ka dalë dhe emri i i artistit të parë që do të performojë në “Sunny Hill Festival” në Tiranë i cili reperi i famshëm Fedez. Lajmi është bërë po ashtu me dije nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Instagram ku shkruhet: “Sunny Hill Festival Tirana do jetë gjigant me reperin ikonik italian @FEDEZ për një shfaqje plot karizëm dhe stil”.


 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit