Home Aktualitet Tahiri doli n...

Tahiri doli nga burgu, por prokurori i çështjes mund ta apelojë vendimin

514
0

Saimir Tahiri la sot burgun, për të vazhduar dënimin në “arrest shtëpie”, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit. Me kërkesë të prokurorit të çështjes Mustafa Turku, gjyqtarja Matilda Fetahu shpalli vendimin për ta liruar. Për ish-ministrin janë dy ekspertiza mjeko-ligjore, që arsyetojnë se përse ai nuk mund të qëndrojë në burg për pjesën e mbetur të dënimit.

Gazetarja Anila Hoxha mëson se në njërën prej tyre, thuhet se Tahiri ka probleme shëndetësore. Ndërsa në akt-ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk ka kush të kujdeset për fëmijët. Kërkesa, që është bërë gjashtë muaj më parë në Gjykatën e Elbasanit, u pranua këtë të premte.

Për të ulur dënimin dhe për të fituar lirinë, Tahiri ka futur në lojë të gjitha kartat. Në dhjetor të vitit të kaluar, SPAK-u, shërbimi i provës dhe i burgosuri VIP iu drejtuan Gjykatës së Elbasanit.

Një kleçkë procedurale atëherë e bindi Saimir Tahirin se deri në datën 4 shkurt 2022 kur u vendos që ai të shkonte në qeli, koha po ecte për të si për një të dënuar nën shërbim prove. Ish-ministri i tha Gjykatës së Elbasanit se SPAK harroi të nxirrte një urdhër të ekzekutimit të dënimit pavarësisht se ai u paraqit pranë shërbimit të provës.

Shërbimi i provës këmbëngulte se ish-zyrtari u paraqit vetëm njëherë dhe u refuzua pasi prokuroria nuk kishte sjellë urdhër. SPAK insistoi se vendimi nuk ishte i formës së prerë dhe nuk kishte shkak ligjor pse të nxirrte urdhër ekzekutimi. /TCH/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit